Politike

“Mund të publikojnë ata të Fiksit”, nipi e paralajmëron, Ymer Lala zbulon se është ‘tradhëtuar’ (Audio nr.5)

19 Qershor 2019, 21:10 Nga DOSJA
“Mund të publikojnë ata të Fiksit”, nipi e

TIRANË– Media gjermane ka publikuar sot 10 përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Në audion numër 5 dëgjohet teksa flet Ymer Lala, me nipin e tij Elion. Ky i fundit e paralajmëron xhaxhain e tij pasi mund të publikojnë video me lekë nëpër duar.

Teksa bisedpjnë së bashku, Lala zbulon se në mesin e tij ka pasur një të infiltruar që ka çuar pamjet tek emisioni “Fiks Fare”.

Përgjimi nr.5

Elio: Hë mo xhaxha
Imer Lala: Hëmo xhaxha
Elio Lala: A po pushon?
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo, të mora në telefon se thashë të të pyesja për Adrmit Trukin, sepse dje ke fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të nxjerrin një video tjetër me lekë nëpër duar
Imer Lala: ëhë
Elio Lala: Edhe thashë ta pyesja, a vepron policia, ose çfarë bën pas video
Imer Lala: Kur e ke takuar një herë?
Elio Lala: E takova, fola, se ja mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kshu tha dhe ai, mos e rr*aj k*rin
Imer Lala: Mirë hajd
Elio Lala: Qenke lodhur
Imer Lala: Jam dërrmuar, po më dhemb këtu mo Elio, në fund të shpinës nga krahu i djathtë, kocka.
Elio Lala: Po a pive, ndonjë nga ato, advil? Pi nja dy?
Imer Lala: Do jap prap Fiksio video ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër…nuk kuptohet
Imer Lala: Ça ishte ky majmuni?
Elio Lala: Nga Sohdollmi, ishte i infiltruar, ishte i përgatitur. Ta mendosh që sot kanë ardhur ato të Fiksit, e ndoqa deri në qoshe, s’e kapa dot
Imer Lala: Erdhën ato të Fiksit ë?
Elio Lala: Po, erdhën dhe e morën me një Benz të zi

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 pergjimet e reja te bild elio lala përgjimet e bild ymer lala 10 pergjimet e reja te bild elio lala përgjimet e bild ymer lala

Sondazh

Poll