Politike

Arrestimi i Spahisë/Protestë para policisë, kreu i PD-së Shkodër: Rama ne nuk ndalemi, vendi po shkon drejt përplasjes civ

20 Qershor 2019, 05:27 Nga DOSJA
Arrestimi i Spahisë/Protestë para policisë, kreu i PD-së

Shkodër- Mbrëmjen e djeshme u ndalua  ‘live’ ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia. Spahia u ndalua teksa po udhëtonte me makinë në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në kryeqytet. Menjëherë ai u shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga tjetër dhjetëra qytetarë kanë protestuar mbrëmë para ambienteve të Policisë Shkodër, ku kërkojnë lirimin e Spahisë. Për mediet foli edhe kreu i PD-së në Shkodër, Lorenc Luka i cili është shprehur se ky është një arrestim politik. Ai i bëri thirrje Ramës që shkodranët nuk ndalen dhe se vendi po shkon drejt një përplasje civile.

“Shihet qartë, nuk ka më dyshime, që ky kryeministër vazhdon të bëjë arrestime politike. Arrestime që i kanë realizuar ndër vite etërit e tyre. Rama nuk duhet të harrojë se Shkodra drejtohet me arrestime politike. Shkodra nuk ndalet, mos të vazhdojë më me arrestimet politike. Po e çan vendin në luftë civile. Drejtuesit e Policisë së Shkodrës, ndryshe flasin dhe ndryshe dhe ndryshe veprojnë. Nuk kanë gjë më në dorë këta.Para dy orësh u tha se do të niset drejt komisariatit në Shkodër por ka ndërruar mendim mendim Lleshi, dhe e ka mbajtur aty për arsye sigurie.”, është shprehur kreu i PD-së në Shkodër.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndalohet bardh spahia protesta ne shkoder ndalohet bardh spahia protesta ne shkoder

Sondazh

Poll