Politike

“Pres që situata të dali jashtë kontrollit”, Kume: KQZ, në kundërshtim me dekretin

19 Qershor 2019, 21:21 Nga DOSJA
“Pres që situata të dali jashtë kontrollit”, Kume:

Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena” është shprehur se qëndrimi i KQZ-së është në kundërshtim të plotë me dekretin.

Në fjalën e tij Kume shpreson që ky proces të mos shkojë deri në fund, në këtë formë mund të shmangen dhe përplasjet.

Qëndrimi i KQZ-së është një qëndrim deklarativ. Dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Nuk ka vendimarrje të KQZ-së që është i pavlefshëm dekreti i presidentit. Por veprimi i këtij institucioni është totalisht në kundërshtim me atë çka kërkon dekreti.

Në vlerësimin tim është një qëndrim që e ka rritur në menyrë të skajshme valencën politike të këtij institucioni. Nuk besoj të shkojë deri në fund ky proces. Si proces zgjedhor jo se jo, por as si votim. Ose do doja që të mos shkonte. Sepse me këtë që shohim sot pres që situata të dali jashtë kontrollit.”, shprehet Kristqa Kume.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit dekreti i metes kristaq kume shtyrja e zgjedhjeve lokale anulimi i 30 qershorit dekreti i metes kristaq kume shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll