Politike

Bardh Spahinë pas arrestimit s’e dërgojnë në Shkodër, ku kaloi natën ish-deputeti i PD-së

20 Qershor 2019, 06:01 Nga DOSJA
Bardh Spahinë pas arrestimit s’e dërgojnë në

Tiranë- Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme. Arrestimi i tij u bë “live” pasi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open” të Eni Vasilit.

Por fillimisht, pas arrestimit u tha se Spahia do dërgohej në Shkodër, pasi policia atje shpalli urdhër-ndalimin për të.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bardh Spahia po qëndron në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se ai nuk u dërgua drejt Shkodrës për arsye sigurie.

Theksojmë se një ditë më parë Policia e Shkodrës shpalli në kërkim  ish-deputetin si një ndër personat përgjegjës për trazirat dhe djegien e shkollës në këtë qytet.  Policia e Shkodrës dje arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim 14 të tjerë, si personat që i vunë flakën dje dy klasave që shërbenin si magazina për materialet zgjedhore. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimet në shkodër ndalimi i bardh spahisë arrestimet në shkodër ndalimi i bardh spahisë

Sondazh

Poll