Sport

Fitimet kapitale, Fiammanò: “Rasti i Napolit me Osimhen? Një shaka”

1 Dhjetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Fitimet kapitale, Fiammanò: “Rasti i Napolit me Osimhen? Një

ITALI – Francesco Fimmanò, ish-anëtar i Gjykatës së Apelit në FIGC dhe nënkryetar i gjykatës së audituesve, foli në mikrofonat e ‘Radio Marte’ për zhvillimet më të fundit në çështjen e fitimeve kapitale, një temë që po diskutohet kohët e fundit në Italia.

“Juventus, – shpjegon eksperti, – paraqet probleme të veçanta. Rregullat e brendshme nuk llogaritnin transaksione që nuk përfshijnë flukse monetare: një gjë e thjeshtë. Unë mendoj se sistemi ka toleruar shumë, ka një problem flluske që është mbuluar.

Sa i përket Juves po flasim për një klub të listuar në bursë, nuk përbën probleme me mundësinë e rikapitalizimit, por ta bësh pafundësisht, do të thotë të kërkosh para nga tregu dhe kjo bën që aksionet të shemben. Është e qartë se ky ishte një dështim nga pikëpamja menaxheriale: rasti goditës është ai i Ronaldos, një operacion që në përgjithësi prodhoi një mbipeshë prej 400-500 milionë”.

Mund të ketë edhe probleme në klubin e Napolit, të lidhura veçanërisht me rastin e Osimhenit: “Në rastin e Napolit, – vazhdon Fiammanò në analizën e tij, – edhe nëse është bërë një lloj shakaje, mendoj se është vërtet e ndërlikuar të shkosh dhe të identifikosh vlerat objektive, sepse flukset e parave kanë qenë jashtëzakonisht zbuluese. Por në përgjithësi është një çështje shumë komplekse.

Problemi është të shikosh elementin subjektiv dhe jo objektivin. Kujtoj që rreth 13 vjet më parë kishte një histori për Milanin dhe Interin, pas transaksioneve të shkëmbimit me kompensim dhe hua nga subjekti i tregtuar. Sinqerisht e shoh të vështirë. Nga pikpamja rreptësisë disiplinore, FIGC do ta ketë një masë për të gjithë. Ndryshe është kur shkon për të tjera qëllime: për Chievon ka pasur problem kreditoresh.

Ka nivele te ndryshme, por në rastin e Juventusit ka edhe mbrojtjen e merkatos. Në një nivel strikt disiplinor, besoj se çdo gjë do të kalojë më shumë në planin politik se sa nevoja për të ndryshuar rregullat,”- është shprehur ndër të tjera eksperti Francesco Fimmanò.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit aksionet e juventusit arrestohet shqiptari ne milano francesco fimmanò ish-anëtar i gjykatës së apelit në figc kishte një histori për milanin dhe interin me rastin e osimhenit mendoj se sistemi ka toleruar shumë pas transaksioneve të shkëmbimit probleme në klubin e napolit rastin e juventusit sa i përket juves aksionerëve të juventusit aksionet e juventusit arrestohet shqiptari ne milano francesco fimmanò ish-anëtar i gjykatës së apelit në figc kishte një histori për milanin dhe interin me rastin e osimhenit mendoj se sistemi ka toleruar shumë pas transaksioneve të shkëmbimit probleme në klubin e napolit rastin e juventusit sa i përket juves

Sondazh

Poll