Politike

Basha: Pas 9 shtatorit kam vendosur që gjërat t’i them troç, LSI gënjen

30 Nëntor 2021, 19:31 Nga DOSJA
Basha: Pas 9 shtatorit kam vendosur që gjërat t’i them

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se pas ditës së 9 shtatorit, kur edhe përjashtoi liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka vendosur që të flasë hapur dhe me diplomaci. Po ashtu, Basha i cilësoi si gënjeshtre pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për hyrjen më vete në zgjedhje është një e pavërtetë.

Pas 9 shtatorit kam vendosur që gjërat t’i them troç. Ato që dikur i thosha me diplomaci. E di çdokush në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë ishte shkatërrimtare. Vullneti i LSI për të dalë sigël më vete ka qenë publik. E tani të dalësh dhe të thuash që kjo paska qenë për shkak të PD është një pavërtetë e madhe, për të mos përdorur fjalën e vetme që e përshkruan; gënjeshtër,“-tha Basha në intervistën e tij për “ABC”.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur “sulmin” ndaj kryedemokratit Lulzim Basha prej disa ditësh tashmë. E gjitha ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje tha se Partia Demokratike është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha percahen pd-lsi lulzim basha percahen pd-lsi

Sondazh

Poll