Politike

Hera e fundit që ka folur me Berishën? Basha: Më dërgoi mesazh, çështje familjare

30 Nëntor 2021, 18:59 Nga DOSJA
Hera e fundit që ka folur me Berishën? Basha: Më dërgoi

TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije herën e fundit që ka komunikuar me liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Në një intervistë për ABC, Basha u shpreh se me zë kanë komunikuar për herë të fundit më 9 shtator, ndërsa me mesazhe, disa javë më vonë, por për aryse ngushëllimi. Edhe pse Basha nuk e përmendi, e la të kuptohej se Berisha e kishte ngushëlluar për humbjen e të atit.

Nuk kam gjë me Berishën. A do të kërkoja një takim me të? Për çfarë? Nuk shpëtohet kështu PD nga përçarja. Në momentin që ai e ndal Kam komunikuar për herë të fundit më 9 shtator. Të paktën jo me zë. Kemi pasur shkëmbime mesazhes për çështje private familjare (vdekja e të atit),“-tha Basha.

Më pas, i pyetur për një përballje të mundshme me Sali Berishën,  Lulzim Basha zgjodhi që ta injorojë liderin historik të së djathtës, duke e vënë përballë “Amerikës”.

“Po ju përgjigjem. Unë nuk kam asnjë përballe me Berishën, as ai me mua, e ka me SHBA-në,”-e mbylli Basha fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll