Aktualitet

Kanabis e kokainë me vete/Kontrollet e ‘Shqiponjave’ fundosin 4 të rinj në Tiranë

1 Dhjetor 2021, 11:42 Nga DOSJA
Kanabis e kokainë me vete/Kontrollet e ‘Shqiponjave’ fundosin 4

TIRANË – Katër të rinj të moshave 20 deri në 24 vjeç kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrolleve rutinë të ushtuara ndaj tyre, iu janë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde të dyshuar si kanabis sativa dhe kokainë.

Njoftimi i plotë I Policisë së Shtetit:

Tiranë / Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit M. K. (Rr)., 24 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u procedua penalisht shtetasi I. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.  (E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim droge kanabis policia tirane arrestim droge kanabis policia tirane

Sondazh

Poll