Aktualitet

VD-‘Edukimi’/ Mesazhi i Çelës!Gjekmarkaj: Duhet qëndrim! Koçi: PS, e distancuar

1 Dhjetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
VD-‘Edukimi’/ Mesazhi i Çelës!Gjekmarkaj: Duhet

TIRANË– Në komisionin për Edukim dhe Mjetet për Informim Publik, është diskutuar mesazhi i dërguar nga deputeti i Partisë Socialiste i qarkut Fier, Bujar Çela, që kishte të bënte me festat e 28-29 nëntorit. Çela uroi me foto të diktatorit Enver Hoxha, gjë që solli debate të shumta në grup. Sot, kreu i Komisionit, Agron Gjekmarkaj kërkoi që të mbahet një qëndrim ndaj këtij veprimi që sipas tij është provokim. Petro Koçi u shpreh se Partia Socialiste është e distancuar nga periudha e diktaturës.


Gjekmarkaj: Këto ditë ka pasur disa ngjarje, provokative duhet të them unë. Duhet të mbajmë një qëndrim, deputeti ka provokuar pas 30 vitesh, duke kujtuar Enver Hoxhës në ditën e çlirimit. Shpresoj që deputetët socialistë të kenë një qëndrim publik për këtë.

Petro Koçi: Lidhur me mesazhin në Whatssap, mendoj se PS është e distancuar nga periudha e diktaturës, periudhë e vetëdeklaruar si e tillë. Kuptohet që në krye të kësaj ka qënë Hoxha.

LEXO EDHE:

Mesazhi i Çelës për 29-nëntor! Boçi: Fabul që ka humbur telefonin, nuk është rastësi

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i edukimit 1 dhjetor 2021 urimi me enver hoxhen komisioni i edukimit 1 dhjetor 2021 urimi me enver hoxhen

Sondazh

Poll