Aktualitet

Shpronësimet/213 familje të Moravës në protestë, bllokojnë pistën e Aviacionit

1 Dhjetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Shpronësimet/213 familje të Moravës në protestë,

Dhjetëra banorë të 213 familjeve në fshatin Moravë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë paqësore në pistën e aviacionit të Kuçovës.

Ata shprehen se nuk janë dakord në lidhje me shpronësimet e tokave pasi shkresa që ka mbërritur nga Ministria e Mbrojtjes, i konfirmon se toka që do iu shpronësohet me 2 mln lekë dylimi dhe ato nuk janë dakord.

Mësohet se banorët janë ankuar për këtë shpronësim dhe pretendojnë se asnjëri nuk e ka marrë parasysh kërkesën. Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë t’ju merret shtëpia, serat dhe toka me këtë çmim.

Ata theksojnë se nuk do të largohen nga pronat e tyre dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë reagimin, duke protestuar edhe para Ministrisë së Mbrojtjes.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aviacion banore kucove pista protestë shpronësime aviacion banore kucove pista protestë shpronësime

Sondazh

Poll