Aktualitet

Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme/ Bizneset kundër, protestojnë: ARRSH fshihet

1 Dhjetor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme/ Bizneset kundër,

TIRANË– Ditën e sotme bizneset që ndodhen pranë aksit rrugor Tiranë-Durrës kanë dalë në protestë kundër mbylljes së hyrje-daljeve të rrezikshme. Ata shprehen për mediat se janë kundër këtyre veprimeve pasi u bllokon punën. Janë rreth 300 biznese që preken nga këto punime. Pronarët e bizneseve janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë informacion nga punonjësit e ARRSH-së, që sipas tyre kanë ardhur fshehurazi për të bërë punimet.

Kemi bërë kërkesë, me protokoll me të gjitha. I them më lër hyrje dalje, të më thonë se sa larg nga aksi do të ndërtohet rruga. Këta nuk mendojnë për bizneset fare, duan të na përzejnë, po folët na lidhin brenda. Nuk ka dalje pas, ka prona pas nuk ka dalje, po të kishim dalje pse të protestojmë. 20 biznese bënë kërkesë për leje sot erdhën ti mbyllnin. Këta nuk duan të bisedojnë, ARRSH fshihet. Këta të vdesin, nuk ka zgjidhje. ‘- shprehen qytetarët.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protestë proteste ne aksin tirane-durres protestë proteste ne aksin tirane-durres

Sondazh

Poll