Aktualitet

Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

1 Dhjetor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

KOSOVË-Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Një nga arsyet e refuzimit sipas dokumentit të gjykatë të publikuar nga mediat është se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë. Gjithashtu në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast’, –thuhet në dokument.

Lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte dhe aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni akuzat mbi hashim thaçin gjykata speciale refuzon lirimin e thacit hashim thaci akuzat mbi hashim thaçin gjykata speciale refuzon lirimin e thacit hashim thaci

Sondazh

Poll