Aktualitet

Emrat-Foto / Identifikohen viktimat e sulmit tragjik në shkollën e Michiganit

1 Dhjetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Emrat-Foto / Identifikohen viktimat e sulmit tragjik në shkollën e

Janë identifikuar të tre viktimat e sulmit tragjik në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Policia bën me dije se autori I dyshuar 15-vjeçar refuzon të bashkëpunojë me ta për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi vendin këtë të martë.
Të vrarë nga ky sulm me armë mbetën 14-vjeçarja Hana St Juliana, 16-vjeçari Tate Myre dhe 17-vjeçarja Madisyn Baldwin.
Sipas dëshmive të shokëve të klasës, Tate u vra heroikisht teksa u përpoq të ndalonte autorin e sulmit.
Ndërkohë, mesohet se është thirrur një peticion që stadiumit të futbollit të shkollës ti vendoset emri I tij, ndërsa deri më tani janë mbledhur më shumë se 28 mijë firma.
Si pasojë e sulmit fatal, mbetën të plagosur edhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve student dhe një mësuese, të cilët ndodhen të shtruar në spital, duke marrë ndihmën e specializuar mjekësore, ndërsa janë në gjendje të stabilizuar mjekësore.

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet foto michigan shba studente sulm viktima foto michigan shba studente sulm viktima

Sondazh

Poll