Politike

Dega 4 dhe 11 e PD në Tiranë i bashkohen foltores: Jemi me Berishën

30 Nëntor 2021, 11:48 Nga DOSJA
Dega 4 dhe 11 e PD në Tiranë i bashkohen foltores: Jemi me

TIRANË– Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha i janë bashkuar edhe dy degët e Partisë Demokratike në Tiranë, ajo numër 4 dhe tjetra me numrin 11. Përpara mediave, kryetari i degës nr.4 ka publikuar edhe emrat e 97 delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor, nismë e Berishës. Vetë kryetari tha se ata besojnë më shumë tek ish-kryeministri Berisha pasi kryedemokrati Lulzim Basha për ta përfaqëson humbjen.

“Ne kemi caktuar datën tonë duke qenë se ne mendojmë se vendimet e marra nga Basha deri sot kanë qenë në kundërshtim të statutit. Ne nuk jemi kukulla por njerëz që zbatojmë vendimmarrjen e PD-së. Duke qenë se ky është një person që na çon vetëm në humbje, ne besojmë vetëm tek lëvizja e Berishës. Ai duhet të mbronte dhe anëtarin më të thjeshtë të PD jo më themeluesin historik të PD-së, Sali Berishën. Të rregullohet statusi i kryetarit, nuk mund të vazhdojë të emërohet në post në pafundësi. Do diskutohet edhe largimi i Bashës, por kjo nuk do thotë se ai është përjashtuar nga PD, mund të kandidojë si kryetar por të jetë anëtar i thjeshtë,”- tha ai duke renditur dhe emrat e delegatëve më tej.

Edhe përfaqësuesit e degës 11 në Tiranë kanë depozituar në zyrën e Edi Palokës firmat e 88 delegatëve që janë pro Berishës. Kjo degë në total ka 117 delegatë me të drejtë vote.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll