Sport

Mourinho rikthehet tek Real Madrid? Portugezi bën gati listën e lojtarëve që do në Bernabeu

19 Shkurt 2019, 14:34 Nga DOSJA
Mourinho rikthehet tek Real Madrid? Portugezi bën gati listën e

Humbja e fundit  e Real Madridit me Gironën, jo vetëm i vendosi ata 9 pikë larg Barcelonës të vendit të parë, po gjithashtu ka vendosur në dyshim mundësitë që Santiago Solari të vazhdojë si trajner sezonin e ardhshem për madrilenët.

Si rezultat, nuk është çudi të shohim Jose Mournhon si kandidat për të zëvëndësuar spanjollin si trajner i “Los blancos’, ku portugezi ka qenë në krye të detyrës nga viti 2010 deri më 2013.

Pavarsisht se nuk kishte komunikim të mirë me nje numër të madh lojtarësh në Madrid, Mourinho ka akoma rrespektin e presidentit të klubit, Florentino Perez. Është kjo arsyeja se pse Perez po konsideron të punësojë edhe një her “The Special One’.

Sipas Don Balon, ish trajneri i Manchester United do bëjë pazar në Premier League për të rindërtuar ekipin madrilen. Një pozicion i cili ai do të rifreskojë është numri 9, me Benzeman i cili po futet ne fazën e fundit të karrierës së tij.

Informacionet thonë se Mourinho do dëshironte të sillte në Santiago Bernabeu golashënuesin e Tottenham, Harry Kane ose numrin 9 të Livepool, Roberto Firmino.

Ndërkohë që anglezi do ishte i vështirë për tu tranferuar, kjo falë çmimit të lartë dhe klubit anglez që nuk dëshiron të lëshojë yllin e tyre, braziliani mund të duket si blerja më e arsyeshme.

Në mbrojtje, 3 herë fituesi i Premier League mund të bëjë disa ndryshime. Futbollistë si Alex sandro, Skriniar dhe Marquinhos janë përmendur duke marrë parasysh se Marcelo dhe Sergio Ramos mund të largohen në fund të sezonit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport harry kane josë mourinho real madrid harry kane josë mourinho real madrid

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 12:07

Barcelona nënshkruan me mbrojtësin e talentuar

Vitao është mbrojtësi më i ri të cilit Barcelona i ka vënë syrin dhe mesa duket një nënshkrim kontrate është afër përfundimit pasi lojtari dhe agjenti i tij ndo...

Sport 19 Shkurt 2019, 11:22

Marcelo largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, u takua me bordin drejtues të klubit të hënën për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.  Braziliani është i nervozuar m...