Aktualitet

Vendet pa energji elektrike, Çela: Normale në këto kohë, rëndë Burreli

30 Nëntor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Vendet pa energji elektrike, Çela: Normale në këto kohë,

TIRANË– Kreu i OSHEE-së Ardian Çela e ka konsideruar normale situatën në Shqipëri kur sa herë që ka mot të keq dhe reshje të dendura, ka dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në një lidhje me Skype në News24, Çela tha se situata më e rënduar është në Burrel për shkak të terrenit të vështirë që mbulon drejtoria e kësaj zone. 

“Në momentin që ka reshje normale nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Vetëm kur ka furtunë, atëherë ka edhe ndërprerje, vijnë edhe defektet. Situata më e agravuar është në Burrel, për shkak të shtrirjes dhe terrenit të vështirë që ka drejtoria në këtë zonë. Duhet të shikoni dhe se në çfarë kushtet punojnë punonjësit e OSHEE-së. në kushtet ekstreme të motit për t’ju kthyer energjinë elektrike këtyre banorëve. Nga 1 mijë e 200 fidera vetëm 12 janë me defekt,”- tha Çela. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian cela moti i keq ne shqiperi ardian cela moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll