Aktualitet

Mot i keq në Durrës, për shkak të furtunës pezullohen lundrimet e anijeve të vogla

29 Nëntor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Mot i keq në Durrës, për shkak të furtunës pezullohen

DURRËS– Moti i keq, era e fortë dhe reshjet e shiut që kanë pushtuar vendin, kanë shkaktuar problem edhe në portet e vendit. Në gjirin e Durrësit, deti regjistron forcën 5 ballë, ndërsa në det të hapur dallgëzimi arrin në 7 ballë.

Për këtë arsye, lundrimet vijojnë të jenë të pezulluara për anijet e peshkimit, ndërsa lundrimi i trageteve dhe anijeve tregtare ka vijuar normalisht.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë! Vjosa del nga shtrati, probleme në të gjithë vendin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres moti i keq durres moti i keq

Sondazh

Poll