Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë

29 Nëntor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon

KAVAJË– Vdekja e katër turistëve rusë në Kavajë është cilësuar si vrasje nga Prokuroria e Kavajës, por nuk ka ende një emër të dyshuar, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga nata e 15 tetorit.

Dosja.al ka mësuar se për hetime më të plota do të përfshihet dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, posaçërisht Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Agjencia e ushtrisë me ekspertët e saj të zhvillojnë një eksperiment për të provuar nëse turistët rusë janë helmuar apo jo me agjentë kimikë.

Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Fillimisht u dyshua se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Trupat e 4 turistëve u tërhoqën nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll