Aktualitet

Frika nga “Omicroni”, Alimehmeti: Nuk ka studime, thuhet se ka simptoma të lehta

29 Nëntor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Frika nga “Omicroni”, Alimehmeti: Nuk ka studime, thuhet se ka

TIRANË – Epidemiologu Ilir Alimehmeti beson se është ende herët për të folur për rrezikshmërinë e variantit të ri të COVID-it “Omicron”, origjina e të cilit është Afrika e Jugut. Për “TV Klan”, doktori i epidemive shprehet se nuk ka studime në lidhje me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet ky lloj virusi duke shtuar se deri tani raportohet se “Omicron” shfaqet me simptoma të lehta te njerëzit.

“Për Deltën janë dashur mbi 4 muaj që të ndodhte ky ndryshim, që nga momenti i gjetjes së tij deri tek quajtja variant shqetësimi. Si rrjedhojë ka qenë koha për të bërë shumë ndryshime. Për këtë nuk është se kemi studime. Dimë që ka një sërë mutacionesh, disa prej tyre që kanë qenë të lidhura me transmetueshmëri më të lartë. Megjithatë, për ta quajtur variant shqetësimi studimet në këtë drejtim mungojnë. Raportimet që po vijnë nga Afrika e Jugut, flasim për simptoma të lehta. Nuk po flasim për një sëmundshmëri më të lartë”, foli për virusin “Omicron” Alimehmeti.

Për sa i përket prezencës së COVID-it, epidemiologu Alimehmeti shprehet se popullata do të arrijë imunitetin kolektiv dhe se koronavirusi do t’i nënshtrohet “ligjeve të natyrës”.

“COVID-i do të kalojë në faza endemike, pra do vazhdojë do jetë i pranishëm, do të ngrejë vatra herë pas here. Ama me kalimin e ditëve edhe ne do kemi nga njëri krah vaksina më të efektshme, por dhe trajtime më të efekshme dhe të mos harrojmë që numri i personave që e kanë kaluar, rritet dita ditës. Pra, shkon dhe akumulohet te ajo që ne e quajmë imunitet kolektiv. Në fund fare të ditës, do të shohim ligjet e natyrës që do të na vijnë në ndihmë sepse edhe virusi ligjeve të natyrës i nënshtrohet”, u shpreh Ilir Alimehmeti.

Varianti më i ri i koronavirusit “Omicron” ka mbërritur në Europë. Në disa shtete si: Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Holanda, etj., kanë konfirmuar rastet e para me këtë mutacion COVID-i. Ndërkohë, Izraeli ka vendosur për ndalimin e udhëtarëve të huaj në vend.

Pamje nga “TV KLAN”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti me variantin e ri omicron të coronavirusit omicron epidemiologu ilir alimehmeti me variantin e ri omicron të coronavirusit omicron

Sondazh

Poll