Aktualitet

Zhduken dy vajza ruse në Greqi! Autoritetet ‘në këmbë’, frikë për vrasje të dyfishtë

29 Nëntor 2021, 11:13 Nga DOSJA

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro. Dy gra nga Rusia janë zhdukur dhe autoritetet greke dyshojnë se mund të jetë një vrasje e dyfishtë.

Alraeesi Khaiat, 43 vjeçe dhe Maria Gazibagandova, 33 vjeçe janë raportuar si të zhdukura që me 17 nëntor. Njëra prej tyre mbërriti në Qipro në fillim të verës dhe tjetra rreth një muaj e gjysmë më parë.

Që nga mëngjesi i së hënës, forca të shumta policie kanë kryer kontrolle në zonën midis Amiantos dhe Kardama, duke dyshuar se ky mund të jetë një krim i dyfishtë. Në fshehtësi ekstreme është arrestuar një person, i cili tashmë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Larnakës ndodhet në paraburgim shtatëditor.

Autori i dyshuar është një 32-vjeçar me identitet qipriot, banues në provincën e Limasolit.

Denoncimi për zhdukjen e dy rusëve është bërë më 19 nëntor në TAE të Larnakës nga një mik i njërit prej të dyve. Policia u njoftua së fundmi për një person që ka transportuar dy vajzat në një shtëpi pushimi në Moniatis. Burri u gjet dhe raportohet se i transportoi dy gratë në shtëpi pushimi me vullnetin e tyre të lirë, por i ktheu në shtëpi të njëjtën ditë. Ky person është vënë në hetim nga policia.

Në vilë u gjet gjak

Sapo është marrë informacioni nga autoritetet, efektivë të Policisë së Larnakës së bashku me ekspertë të Shërbimit të Hetimit Kriminologjik kanë shkuar të premten e kaluar në vilë në Moniati, ku kanë kryer hetime të gjera dhe të plota. Specialistët gjetën gjurmë gjaku në pjesë të ndryshme të ambienteve, më pas janë marrë mostra.

Kërkimet u shtrinë në zonën përreth, ku pranë shtëpisë së pushimit në zonën e Amiantos u gjet një ekskavator, në të cilin u gjetën edhe gjurmë gjaku.

Sipas informacioneve, nga analizat shkencore që janë bërë, gjaku është identifikuar me njërën nga dy femrat e zhdukura. Pas këtij zhvillimi, Policia po heton mundësinë që gratë ruse të jenë vrarë dhe varrosur në zonën pyjore përreth.

Burimi: Thetoc

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni alraeesi khaiat greqi maria gazibagandova zhduken dy ruse ne greqi alraeesi khaiat greqi maria gazibagandova zhduken dy ruse ne greqi

Sondazh

Poll