Aktualitet

VD- Me tupana e muzikë! Rama hap pjesërisht Rrugën e Arbrit, Murrizi në pranverë

29 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
VD- Me tupana e muzikë! Rama hap pjesërisht Rrugën e Arbrit,

DIBËR– Rruga e Arbrit është hapur sot në mënyrë provizore. Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, kryeministrit Edi Rama ‘ngriti traun’. I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Baluku e ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Rama bëri në kmëbë rrugën e tunelit të Murrizit ku aktualisht kalohet me ByPass.

Tashmë rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhej deri më sot. Gjithsesi, pjesa e tunelit të Murrizit do të vijë të jetë në kantier deri në pranverë. Vetë Rama shkruan se në këtë pjesë të rrugës për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë. Pas Ramës, qindra qytetarë të veshur me kosutme popullore, lodra e tupanë kanë ecur me këmbë për herë të parë në këtë rrugë.

Nuk mungoi as një kolonë mjetesh me flamujt kuqezi e që u binin borive pa ndalim, duke qenë se hapja e kësaj rrugë përkoi dhe me 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Kjo rrugë do të pajiset dhe me makinë inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor. Policia ka apeluar për përdorimin e gomave dimërore dhe ecjen me kujdes.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë ministrja Balluku, e cila pak ditë më parë tha se drejtuesit e mjeteve duhet të ecin me kujdes pasi rruga nuk ka përfunduar ende. Balluku tha gjithashtu se përp esë ditë në vit gjatë të cilave ajo ka informacione në bazë të monitorimeve që bie dëborë, kjo rrugë do të mbyllet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka konsideruar propagandë hapjen e kësaj rruge. Konkretisht deputetja Dhurata Çupi ka publikuar një foto ku shihet asfalti i çarë. Krah foto, Çupi shkruan se kjo rrugë nuk ka përfunduar dhe se është hapur për propagandë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD/Pranë oxhakut me telefon në dorë, Rama i buzëqeshur: Zjarr Dibre

VIDEO-Udhëtimi i parë! Kolona e makinave me flamujt kuqezi hap Rrugën e Arbrit

VIDEO/Vajza tenton të filmojë Ramën,truproja e kryeministrit i nxjerr përpara çadrën

PD nxjerr foton me asfaltin e çarë: Rruga e Arbrit s’ka mbaruar, 8 euro taksë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama hapet rruga e arbrit edi rama hapet rruga e arbrit

Sondazh

Poll