Aktualitet

U kap në flagrancë duke vjedhur servisin! Arrestohet i riu në Durrës (E SHKUARA)

29 Nëntor 2021, 12:54 Nga DOSJA
U kap në flagrancë duke vjedhur servisin! Arrestohet i riu në

DURRËS– Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një servis. I riu më inicialet F.XH, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e F. S., 61 vjeç.

Ky person dyshohet të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit. I riu ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”. Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit. Arrestohet autori i dyshuar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një servis.Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. Xh., 29 vjeç., banues në lagjen nr. 17, Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit. Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll