Aktualitet

Ishin pa drita, ndezën qiri! E rëndë në Gjirokastër, vdes nga tymi 12-vjeçarja

28 Nëntor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Ishin pa drita, ndezën qiri! E rëndë në Gjirokastër,

GJIROKASTËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e mitur ka ndërruar jetë për shkak të një zjarri në banesën e saj.

Mbrëmjen e sotme, në banesën e saj dykatëshe të familjes Ndriço nuk kishte energji elektrike. Ndaj dhe për të siguruar ndriçimin kishin ndezur një qiri, i cili mendohet se ka shkaktuar edhe flakët në banesë. Pasi qiriri ka rënë në divan, mendohet se objekti ka marrë flakë, ndërsa e mitura shkoi menjëherë në tualet në mënyrë që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar.

Përveç të miturës, edhe kryefamiljari Irakli Ndrico ka mbetur gjithashtu i lënduar nga flakët. Babë e bijë u nxorrën nga shtëpia e përfshirë nga flakët dhe u dërguan në spital, të dy me shenja jete, por e mitura nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërsa i ati është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se zjarri në banesë është qiriri por ende versioni nuk është konfirmuar nga grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet irakli ndrico krisanthi ndriço zjarr ne gjirokaster irakli ndrico krisanthi ndriço zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll