Sport

Arsenali futet në garë për mbrojtësin hollandez

19 Shkurt 2019, 13:51 Nga DOSJA
Arsenali futet në garë për mbrojtësin hollandez

Arsenali është ekipi i rradhës i cili është futur në garë për qendërmbrojtësin hollandez Matthjis De Ligt, sipas The Sun.

19 vjeçari ka punuar përkrah legjendave të ‘Gunners’, Dennis Bergkamp dhe Marc Overmars dhe besohet se mbrojtësi është tifoz i ekipit londinez.

Mënyra e vetme që Arsenali të ketë mundësi të transferojë mbrojtësin në Emirates Stadium është të sigurojë një vend në Champions League, pasi Ajax nuk do pranojë oferta me pak se 80 milion euro për hollandezin.

Unay Emery do ketë një buxhet të vogël nëse klubi i tij nuk arrin të zërë një vend në fazën e grupeve të Champion League, me vlerë rreth 45 milion euro. Tekniku spanjoll mund ta arrijë këtë duke u futet në 4 vendet e para të Premier League ose duke fituar Europa League.

Për më tepër, klubi londinez është i gatshëm ta shesë mesfushorin gjerman me origjinë turke, Mesut Ozilin, në mënyrë që ta largojnë pagën e tij të lartë, 370 mijë euro në javë nga lista e shpenzimeve.

De Ligt i ka bërë 59 paraqitje për klubin holandez, duke i shënuar dhjetë gola. Për më tepër, ai e ka fituar shiritin e kapitenit të klubit edhe pse është thjesht një 19-vjeçar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenali matthjis de ligt arsenali matthjis de ligt

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 12:07

Barcelona nënshkruan me mbrojtësin e talentuar

Vitao është mbrojtësi më i ri të cilit Barcelona i ka vënë syrin dhe mesa duket një nënshkrim kontrate është afër përfundimit pasi lojtari dhe agjenti i tij ndo...

Sport 19 Shkurt 2019, 11:22

Marcelo largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, u takua me bordin drejtues të klubit të hënën për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.  Braziliani është i nervozuar m...