Aktualitet

Parandalohet vrasja në Laç!Shantazhonte bashkëshorten me armë, arrestohet 43-vjeçari

28 Nëntor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Parandalohet vrasja në Laç!Shantazhonte bashkëshorten me

LAÇ– Një vrasje është parandaluar pasditen e sotme në Laç, ku bashkëshorti kërcënonte dhe shantazhonte gruan e tij se do t’i merrte jetën. Pas marrjes së informacionit lidhur me ngjarjen, Policia ka ndërhyrë duke vënë në pranga 43-vjeçarin Arben Oroshi. Pas kontrollit në banesën e çiftit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 2 armë gjahu. Ndërkohë që deri më tani nuk dihet se përse ka nisur përplasja me çiftit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben oroshi laç parandalohet krimi ne familje arben oroshi laç parandalohet krimi ne familje

Sondazh

Poll