Aktualitet

Pacientja humbi jetën në Rinas! Parakalimi i gabuar shkaktoi aksidentin, DETAJET

28 Nëntor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Pacientja humbi jetën në Rinas! Parakalimi i gabuar shkaktoi

TIRANË– Aksidenti i rëndë i ndodhur në rrygën e Rinasit la pas 1 viktimë dhe tre të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në rrugën me drejtim lëvizje Aeroporti “Nënë Tereza”, për në drejtim të mbikalimit të Kasharit.

Ilir Shullazi, duke drejtuar automjetin e markës Benz autoambulancë si rezultat i parakalimit të gabuar që ka bëre është përplasur me automjetin Volksëagen me targë AB827AS, që drejtohej nga Antigon Abazi, banues ne Fushë-Krujë, i cili lëvizte në gjendje të dehur nga mbikalimi i Kasharit për në drejtim të aeroportit.

Sipas policisë nga verifikimi për alkool rezultoi në masën 0.27mg/l dhe prova dytë 0.28mg/l.

Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda ne ambulancë pacientja Anila Berdaku rreth 42 vjeçe, e cila ishte nisur nga Fushë-Kruja për në Tiranë pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Drejtuesi i ambulancës Ilir Shullazi ndodhet në gjendje jo të mirë për jetën. Jashtë rrezikut për jetën janë infermieri i ambulancës Arjan Balluku dhe pasagjerja e ambulancës Marsida Berdaku.

Nga automjeti Volkswagen janë dëmtuar jashtë rrezikut dhe ndodhet në spitali drejtuesi i mjetit dhe ne gjendje jo të mirë pasagjeri Ymerlind Ilir Gashi, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet ne Spitalin e Traumës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rinas aksidentohet ambulanca aksident ne rinas aksidentohet ambulanca

Sondazh

Poll