Aktualitet

Kanabis në Korçë! Arrestohet 25-vjeçari, në pranga dhe dy drejtues mjetesh

28 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Kanabis në Korçë! Arrestohet 25-vjeçari, në pranga

KORÇË– Tre persona janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 25-vjeçar pasi mbante me vete sasi të vogël të dyshuar si kanabis sativa. Po ashtu janë arrestuar dhe dy drejtues mjetesh të cilët janë konsatatuar nga policia të dehur në timon. Të tre personat do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit M. M., 48 vjeç, banues në fshatin Vinçan Korçë dhe shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi këta shtetas janë kapur nga shërbimet e policisë, respektivisht në lagjet nr. 17 dhe 16, në Korçë, duke drejtuar mjetet tip “Ford” dhe “Benz”, në gjendje të dehur.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit R. A., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi ju gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arresim ne korce korce arresim ne korce korce

Sondazh

Poll