Aktualitet

Gjykata e Lartë regjistron rekursin për Llallën, gjyqtari Panda relator i çështjes

27 Nëntor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë regjistron rekursin për Llallën, gjyqtari Panda

TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin lidhur me çështjen e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Me anë të shortit, relatori i çështjes është caktuar Ilir Panda, megjithatë ende nuk ka një datë për shqyrtimin e pretendimeve të Llallës, i cili nga arratia pretendon se dënimi me 2 vite burg është i padrejtë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Por vetë Llalla ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla gjykata e lartë adriatik llalla gjykata e lartë

Sondazh

Poll