Aktualitet

Zjarri tek COVID-3, ministrja Manastirliu: Situata nën kontroll, po hetohet

27 Nëntor 2021, 11:08 Nga DOSJA
Zjarri tek COVID-3, ministrja Manastirliu: Situata nën kontroll, po hetohet

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitiliu në një deklaratë për mediat dha sqarime lidhur me zjarrin e rënë në spitalin Covid-3 në QSUT. Në prononcimin e saj për mediat, ministrja Manastirliu tha se zjarri kishte rënë në zonën e gjelbër të godinës, ku ofrohen shërbimet mbështetëse. Ndaj dhe fatmirësisht nuk ka asnjë anëtar të prekur të stafit. 

“Në këtë incident nuk ka asnjë përfshirje në tre pavioneve që u shërbejnë pacientët. Incidenti ka ndodhur jo në zonat e pavijoneve por në zonën e gjelbër, shërbimet mbështetëse, që nuk është e lidhur me pavijonet. Ky incident sapo është evidentuar nga strukturat mbështetëse të QSUT është reaguar dhe janë lajmëruar strukturat përgjegjëse, zjarrfikëset kanë ardhur në kohë dhe janë duke kryer hetimin për shkakun. Ajo që është e rëndësishme është që pacientet dhe stafi janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk janë prekur asnjë prej 3 pavioneve. një prej dhomave ka pasur një incident, zjarrfikëset kanë ardhur në kohë. Situata është nën kontroll. Ka disa pista po hetohen për shkaqet. Ne jemi në gatishmëri maksimale,“-tha ministrja në fjalën e saj.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në katin e parë të COVID-3, Policia: U shua! Dyshohet se ra nga një ngrohëse

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet politike ogerta manastirliu zjarr tek covid-3 ogerta manastirliu zjarr tek covid-3

Sondazh

Poll