Aktualitet

Aksidenti në Kurbin/ Policia rrëzon versionin e shoqëruesit së Berishës, 1 nën hetim

27 Nëntor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Aksidenti në Kurbin/ Policia rrëzon versionin e shoqëruesit

LEZHË- Policia e Lezhës ka dhënë një tjetër version lidhur me aksidentin e ndodhur në Milot-Thumanë, ku u përfshi dhe një prej makinave shoqëruese të ish-kryeministrit Sali Berisha. Fillimisht u raportua se një prej makinave ishte futur kundravajtje, ndërsa Policia në njoftimin zyrtar ka bërë me dije se të tre mjetet e përfshira në aksident ishin në një sens lëvizje, në korsinë e shpejtësisë. Deri më tani në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht 24-vjeçari nga Kosova Ard Mulliqi, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë. Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Por versioni zyrtar i Policisë së Shtetit bie ndesh me atë që deklaroi dje Sali Lazri, drejtuesi i një prej mjeteve që udhëtonin bashkë me Berishën. Dje ai u dha versionin e tij se mjeti me targa të Kosovës, kishte qenë në shpejtësi dhe kundravajtje. Në momentin kur është futur në rrugë, sipas tij, dy makinat e para që shoqëronin Berishën e kanë manovruar, ndërsa ai vetë jo. Megjithatë ngjarja nuk ka ndodhur kështu sipas efektivëve të zonës, të cilët kanë bërë edhe verifikimet në terren.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha sali lazri sali berisha sali lazri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2021, 08:45

LSDM-ja miraton dorëheqjen e Zoran Zaevit

MAQEDONIA E VERIUT– Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, p...