Aktualitet

Serbia refuzon kërkesën e 4 ministrave të Kosovës për vizitë në Medvegjë e Preshevë

27 Nëntor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Serbia refuzon kërkesën e 4 ministrave të Kosovës për

KOSOVË– Serbia ka refuzuar kërkesën e 4 ministrave të Kosovës për vizitën dy ditore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu me anë të një posti në Facebook shkruan se Serbia ia ka refuzuar kërkesën atij dhe ministrave të tjerë, pa u bërë me dije ndonjë arsye. Përveç Aliut refuzimi për vizitën dy ditore i është bërë ministres Arbërie Nagavci, ministres Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.

Aliu shprehet se kanë qenë të rregullt në dërgimin e kërkesës por iu është refuzuar në momentin para nisjes, ndërsa shton se ky refuzim tregn hapur pengesën nga Serbia në ndihmën për qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes. Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë. Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin. Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike. Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,“- shkruan ai në postimin e tij.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni kosove liburn aliu kosove liburn aliu

Sondazh

Poll