Politike

‘Shqipëri – Seli e Shenjtë’, Rama merr me vete e Zahon: Falim tokë për Nënë Terezën

27 Nëntor 2021, 08:48 Nga DOSJA
‘Shqipëri – Seli e Shenjtë’, Rama merr me vete e

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ndodhet në Romë, për të marrë pjesë në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Me vete kreu i qeverisë, Rama ka marrë me vete edhe bashkëshorten e tij, Linda dhe djalin e tyre, Zahon.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë se do të të ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë duke bërë me dije se toka do të dhurohet nga shteti shqiptar. Po ashtu, ndër të tjera kreu i qeverisë kujtoi ndalimin e fesë dhe ndikimin në marrëdhëniet Shqipëri-Vatikan. 

“Shumë i nderuar eminencë, zonja dhe zotërinj, ambasadorë, të nderuar pjesëmarrës, jam i nderuar që gjendem në këto vende, në qytetin e përjetshëm, Mater et magistra ku Papa Francesku do të më priste për herë të dytë me bashkëshorten time Lindën dhe djalin tim Zaho, i cili ndodhej ende në barkun e nënës së tij, kur Ati i shenjtë na priti për herë të parë. Do të mbetet ende i paprekur në kujtesën time hiri i atij takimi i pasuar nga vizata e shenjtërisë së tij në Shqipërisë. Më kujtohet se ai u prit nga një dashuri e pamasë nga mijëra e mijëra shqiptarë, katolikë, myslimanë, ortodoks, të cilët ishin mbledhur në sheshin Nënë Tereza, në tokën e vëllazërisë fetare, siç ai vetë e përkufizoi në at rast. Mbreti David thotë në një nga këngët e tij; “ja sa e bukur dhe e ëmbël është që vëllezërit të jetojnë së bashku. Është si ai vaji i çmuar i derdhur mbi kokë që vihet mbi mjekrën e Aronit dhe zbret në mjekrën e tij”. Kisha Katolike prej shekujsh bën vepra vëllazërie në vendin tonë. kjo është një arsye për t’i qenë mirënjohës,”-tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama i ka dhënë medaljen e ‘Kordonin e madh me yll’, kardinalit Pietro Paroli, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne itali zaho rama edi rama edi rama ne itali zaho rama

Sondazh

Poll