Politike

VD-Mbledhja me qeverinë e Kosovës, Balluku: Nuk do zgjatem shumë, Rama nuk i ka qejf

26 Nëntor 2021, 12:22 Nga DOSJA
VD-Mbledhja me qeverinë e Kosovës, Balluku: Nuk do zgjatem shumë,

ELBASAN– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku mori fjalën gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për të zbuluar detaje nga marrëveshja që do të nënshkruhet për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Në fund të fjalimit të saj, ministrja tha se nuk do zgjatej shumë pasi Rama nuk i ka qejf fjalimet e gjata.


‘Hekurudhat janë mënyra e transportit më eficente. Ajo çka është më e rëndësishme është nxitja dhe rritja e volumeve të tregtisë që do të ketë mes dy vendeve tona. Përmend Porto Romano që tashmë ka nisur, është më modernja në zonën e Mesdheut jo vetëm në Ballkan. Kosova është vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksportit të mallrave në krahasim me vitin 2020. Ndërkohë 20% e mallrave, në Porto Romano kanë destinacion Kosovën dhe 35% e mallrave që vijnë nga Durrësi vijnë nga Kosova. Do të ndaloj dhe në një projekt tjetër, porti ekzistues i Durrësit që kthehet në një nga marinat më të mëdha në Mesdhe. Do të jetë një pol i turizmit që nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Nuk do të jetë vetëm për transportin e mallrave por do të lidhë portin brenda qytetit të Durrësit dhe të gjithë zonën ekonomike që do të zhvillohet me turizmin me Prishtinën duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk do të zgjatem shumë sepse kryeministri im nuk i ka qejf fjalët e gjata, por ne jemi besimplotë se dhe ky projekt i përbashkët do të ecë me ritme të plota.‘- tha Balluku.

LAJMI KRYESOR:Mbledhja Kosovë-Shqipëri! Rama: Abetare e unifikuar. Kurti: Të punojmë si patriotë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku takimi i qeverive shqiperi-kosove belinda balluku takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll