Aktualitet

“Pamela kishte kriza nervore”, banorja në Vlorë: E mora me mend se çfarë do bënte

26 Nëntor 2021, 13:06 Nga DOSJA
“Pamela kishte kriza nervore”, banorja në Vlorë: E mora me

VLORË – Një banore e lagjes “Pavarësia” në Vlorë tregoi se 34-vjeçarja Pamela Mërtiri, e cila u vetëvra së bashku me djalin e saj 1 vjeç tregon se e reja vuante prej një muaji nga probleme të shëndetit mendor.

Qytetarja tregon se viktima jetonte në Tiranë me familjen e saj dhe së dje ishte kthyer në Vlorë.

“Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha se kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen,” thotë banorja.

Pamela Mërtiri humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë së bashku me djalin e saj 1-vjeçar.

LAJMI KRYESOR: Vlorë/Tronditëse! Gruaja hidhet bashkë me fëmijën nga pallati, ndërrojnë jetë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore nena vrasese ne vlore pamela mertiri vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 12:38

Çështja ndaj Saimir Tahirit, caktohen gjyqtarët

TIRANË-Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykat...