Sport

Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës në fushë, si përherë në Ditën e Pavarësisë…

26 Nëntor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës në fushë, si

TIRANE Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës në futboll, do të rikthehen në fushë për një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Vëllazërorja mes dy ekipeve që kanë në përbërje ish-futbollistë të famshëm të dy përfaqësueseve, do të luhet më 28 nëntor 2021, ora 11:30 në kompleksin “Olympic Park” në Durrës.

Në traditën e krijuar tashmë prej kohësh, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj vëllazëroreje, që do të luhet në një ditë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me fanellën kuqezi dhe që kanë luajtur me Kombëtaren shqiptare, si Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Në fund të ndeshjes do të dorëzohet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues. Kjo do jetë miqësorja e tretë për këtë e vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës. E para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në Prishtinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë, me rastin e ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ditës së pavarësisë së kosovës ditës së pavarësisë së shqipërisë e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në prishtinë federata e futbollit të kosoves federata shqiptare e futbollit legjendës së futbollit të kosovës me kombëtaren shqiptare në kompleksin “olympic park” në durrës për zhvillimin e kësaj vëllazëroreje veteranët e shqipërisë dhe kosovës ditës së pavarësisë së kosovës ditës së pavarësisë së shqipërisë e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në prishtinë federata e futbollit të kosoves federata shqiptare e futbollit legjendës së futbollit të kosovës me kombëtaren shqiptare në kompleksin “olympic park” në durrës për zhvillimin e kësaj vëllazëroreje veteranët e shqipërisë dhe kosovës

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 12:00

Zyrtare, Pioli rinovon kontratën me Milanin

ITALI – Tashmë është zyrtare, Stefano Pioli ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2023. Trajneri italian mbërriti në selinë e Milanit në më...