Sport

Kushëriri i Al-Khelaifit zyrtarizon Zidanen te PSG: “Mirësevjen Zezo”!

26 Nëntor 2021, 11:23 Nga DOSJA
Kushëriri i Al-Khelaifit zyrtarizon Zidanen te PSG: “Mirësevjen

FRANCE – Zinedine Zidane duket gjithmonë e më afër PSG-s. Prestigjiozja franceze “Le Parisien” raportoi të enjten se negociatat mes palëve po përparonin, ndërsa pak orë më parë, kushëriri i supozuar i pronarit të PSG-së përdori sërish Twitter-in (siç veproi me Messin apo Mbappenë) për të thënë të tijën. Sipas Khalifah Bin Hamad Al-Thani, marrëveshja me Zidane është mbyllur.

“Marrëveshja është arritur, do të zyrtarizohet së shpejti. Mirësevini Zezo!”, shkruan “kushëriri” i Al-Khelaifit në një postim në Twitter, për të vazhduar më pas me një postim të dytë, ku ka treguar një foto të Zidane të shoqëruar me një “Natën e mirë”!.

Të shumtë janë ata që sigurojnë se ky kushëri apo vëlla i supozuar nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues, por e vërteta është se verën e kaluar ai “i ra në kokë”, kur njoftoi nënshkrimin e PSG-së me Lionel Messit apo kur dha detaje se çfarë po ndodhte mes Mbappesë dhe Realit të Madridit.

⚡? ?

Les choses sont réglées.
Bientôt annoncé..

Bienvenue Zezo

— خلـــيفة بـــن حمـــد آلــ ثانــــــي (@khm_althani) November 26, 2021


B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liga 1 psg trajneri zinedin zidane liga 1 psg trajneri zinedin zidane

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 10:44

Memelli: “Ndaj Tiranës do të tentojmë 3 pikët

KORCE – Migen Memelli bëhet gati për një tjetër sfidë këtë fundjavë atë ndaj Tiranës që do të luhet në stadiumin Skëndërbeu të Korcës. Synimi i trajnerit ...