Sport

Dopio rinovim/ Inter lëviz para janarit për Brozovic-Perisic, ja situata e tyre

26 Nëntor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Dopio rinovim/ Inter lëviz para janarit për Brozovic-Perisic, ja

MILANO-Brozovic po, Perisic … gjithashtu. Rinovimet te skuadra e Interit mund të kenë një kthesë të rëndësishme. Aktualisht për mesfushorin ka një optimizëm të madh dhe lajmet janë pozitive. Mësohet se Brozovic ka vendosur të rinovojë deri në vitin 2025 me 5.5/6 milionë euro në sezon. Drejtuesit do të mbyllin çdo detaj para muajit janar.

La Gazzeta Dello Sport shkruan gjithashtu edhe në lidhje me Perisic. Kontrata e sulmuesit anësor skadon në qershor të vitit 2022 dhe kroati është tunduar për një rikthim në Gjermani, por javët e fundit paraqitjet pozitive kanë bindur drejtuesit për ti ofruar rinovimin. Lojtari dëshiron një kontratë 3-vjeçare me 5 milionë në sezon, ndërsa klubi ofron deri në 3 milion. Megjithatë ka optimizëm edhe në lidhje me rinovimin e Ivan Perisic.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brozovic inter perisic brozovic inter perisic

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 10:44

Memelli: “Ndaj Tiranës do të tentojmë 3 pikët

KORCE – Migen Memelli bëhet gati për një tjetër sfidë këtë fundjavë atë ndaj Tiranës që do të luhet në stadiumin Skëndërbeu të Korcës. Synimi i trajnerit ...