Sport

Zv.trajneri i Tiranës Fagu: “I kemi të gjitha mundësitë të rikthehemi te fitorja”

26 Nëntor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Zv.trajneri i Tiranës Fagu: “I kemi të gjitha

TIRANE – Tirana sfidon këtë të shtunë Skënderbeun në Korçë me objektivin për t’u rikthyer te fitorja në kampionat. Në konferencën për shtyp para kësaj sfide dolën zëvendës-trajneri Erbim Fagu dhe mbrojtësi anësor Marsel Ismailgeci të cilët u shfaqën optimistë mbi mundësitë që kanë bardheblutë për të marrë maksimumin ndaj bardhekuqëve.

“Skënderbeu është paraqitur mirë në javët e fundit por ne vimë nga një humbje me Kukësin dhe do të luajmë për maksimumin ndaj korçarëve. Ne kemi marë pikët me skuadrat më të forta dhe kemi lënë pikë ndaj Kastriotit dhe Egnatias por nuk mund të themi që kemi ndonjë peng pasi paraqitjet tona kanë ardhur në rritje dhe kjo na kënaq”.

“Memelli është një trajner i mirë, po bën gjithnjë e më mirë me kalimin e viteve, por nuk besoj se fakti që Memelli ka qenë pjesë e Tiranës do të ndikojë në këtë duel, ne e njohim Skënderbeun mjaftueshëm dhe do të synojmë maksimumin ndaj tyre”.

“Lodhja e 120 minutave ndaj Dinamos ndikoi në humbjen tonë ndaj Kukësit, edhe pse besoj që nuk bëmë një paraqitje shumë të dobët. Mendoj që i kemi të gjitha mundësitë për t’u ringritur që në ndeshjen e radhës”.

Ndërkohë në këtë konferencë për shtyp në prag të nisjes për në Korcë ka folur edhe mborjtësi Marsel Ismailgeci: “Ndaj Kukësit ndikoi edhe lodhja nga Kupa dhe ata ishin më të fokusuar se ne. I kam kaluar të gjitha problemet me Covid dhe jam gati. Të gjitha ekipet janë rivalë të fortë dhe ne i marrim ndeshjet një e nga një pasi çdo sfidë vlen tre pike”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar #erbim fagu tirana #abissnet superiore #kampionati shqiptar #erbim fagu tirana

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 10:44

Memelli: “Ndaj Tiranës do të tentojmë 3 pikët

KORCE – Migen Memelli bëhet gati për një tjetër sfidë këtë fundjavë atë ndaj Tiranës që do të luhet në stadiumin Skëndërbeu të Korcës. Synimi i trajnerit ...