Sport

Emërimi i Ragnik mund të sjellë shqetësime për Ronaldon

26 Nëntor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Emërimi i Ragnik mund të sjellë shqetësime për Ronaldon

ANGLI – Marrëveshja e arritur me Ralf Rangnik për të marrë drejtimin e klubit të Mançester Junajtedit deri në fund të sezonit ndoshta do ta kenë shqetësuar disi Cristianon

Në vitin 2016, Rangnik ishte pyetur për transferimin e Cristiano Ronaldos, ose Lionel Messit, se cilin do preferonte ta transferonte.

“Do ishte absurde të mendosh që do mund të punoja me ta këtu. Të dy janë shumë të vjetër dhe shumë të shtrenjtë,” ka thënë atë kohë trajneri gjerman.

Në atë kohë, Ronaldo ishte 31 vjeç dhe duke luajtur me Real Madridin, ku sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të katërt. Tekniku gjerman njihet se preferon lojtarët e rinj, sidomos ata të moshës nën 24-vjeç.

Ndërkohë në seritë e dokumentuar të “Të gjitha ose asgjë”, Juventus në “Amazon Prime Video” ka publikuar disa foto të yllit Cristiano Ronaldo, duke qarë pas eliminimit nga Porto në sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve. Ishte 9 mars 2021, kur Porto bëri befasinë, duke kaluar tutje, ku rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, por vulosi rregulli i golit si mysafir.

Ky moment i mërzitur për CR7 u zbulua në episodin e gjashtë të “Të gjitha ose asgjë”. Portugezi nisi të qante pas humbjes, ku stadiumi ishte i zbrazur shkaku i pandemisë së “COVID-19”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #ragnik manchester united ronaldo #ragnik manchester united ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 10:44

Memelli: “Ndaj Tiranës do të tentojmë 3 pikët

KORCE – Migen Memelli bëhet gati për një tjetër sfidë këtë fundjavë atë ndaj Tiranës që do të luhet në stadiumin Skëndërbeu të Korcës. Synimi i trajnerit ...