Sport

ÇFARË OFERTE! Juventus duhet të frikësohet, Chelsea troket për yllin bardhezi

26 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
ÇFARË OFERTE! Juventus duhet të frikësohet, Chelsea troket

ITALI– Pas Romelu Lukakut, Chelsea rikthehet sërish në Itali për të bërë goditjen e madhe. Presidenti i klubit anglez, Roman Abramovich është fiksuar me futbollistin e Juventusit, Federico Chiesan dhe oferta është serioze.

Blutë do të ofrojnë 100 milionë euro, një shifër që vërtetë mund të tundojë drejtuesit.Federico Chiesa ka qenë objektiv prej kohësh i klubit anglez, Tuchel do të ishte i lumtur ta kishte në dispozicion për rreshtimin e tij 4-2-3-1. Majtas apo djathtas, nuk ka rëndësi.

Federico Chiesa është një nga talentet e mëdha të Juventusit, i vështirë për t’u zëvendësuar. Por me Allegrin ende nuk ka shkëndija dhe harmonia tekniko-taktike me trajnerin nuk është aty ku duhet. Situatë që mund të çojë edhe në një vendim të bujshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abramovich chelsea chiesa juventus abramovich chelsea chiesa juventus

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 10:44

Memelli: “Ndaj Tiranës do të tentojmë 3 pikët

KORCE – Migen Memelli bëhet gati për një tjetër sfidë këtë fundjavë atë ndaj Tiranës që do të luhet në stadiumin Skëndërbeu të Korcës. Synimi i trajnerit ...