Aktualitet

VD-Probleme me Kosovën? Rama: Unë e shoh gotën plot, rëndësi ka që pihet ujë

26 Nëntor 2021, 11:25 Nga DOSJA
VD-Probleme me Kosovën? Rama: Unë e shoh gotën plot,

ELBASAN– Pyetjes se përse nuk po zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Rama u përgjigj se pyetjen e shikon plot. Rama tha se rëndësi ka që pihet ujë, duke lënë të kuptohet se me Kosovën gjërat shkojnë mirë.


Rama: Të themi që jo të gjitha marrëveshjet kanë gjetur zbatim të plotë, e themi pa dyshim. E kam diskutuar sa herë ka pasur qeveri të re në Kosovë. Nuk është e vërtetë që rezultati është zero. Nëse i marrin marrëveshjet një nga një, një pjesë e marrëveshjeve kanë ngecur. Me Albinin dhe qeverinë aktuale kemi pasur një qasje dinamike dhe jemi fokusuar tek një numër marrëveshjesh që jo vetëm janë konkrete por edhe pjesë e një pune konkrete që është bërë. Hekurudhën e firmosën sot, e kemi vënë në buxhet për vitin 2022. është vetëm një shembull, kemi folur disa herë për të lehtësuar qarkullimin në kufi. Jemi sprapësuar. Por mes ministrave të Brendshëm është gjetur një zgjidhje e re. Nuk jemi në kushtet e marrëveshjekracisë. Por në kushtet e bërjes së një reflektimi. Mos mendoni që sekretariati është mekanizëm që e shpikëm ne sot. Ka qenë kërkesë e punës por nuk është bërë asnjëherë. Sot e kemi të formalizuar sot. Por e kemi dakordësuar e ka qenë në punë që kur ka qenë në Prishtinë, ishte rast i një figurë që gëzon respekt nga të dy palët. Duhet të jemi pak më vlerësues. Në këtë rast, puna juaj e do që të shihni gjysmën bosh, unë e shoh plot. Rëndësi ka që të pihet ujë.

LAJMI KRYESOR: Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll