Aktualitet

Moti i keq në vend! Reshje shiu, dëbora zbardh Valbonën dhe malet e Korçës

26 Nëntor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Moti i keq në vend! Reshje shiu, dëbora zbardh Valbonën dhe malet

TIRANË-Reshje shiu dhe dëborë, kjo është pamja me të cilën janë përballur qytetarët shqiptarë në të gjithë territorin e vendit.

Përkeqësimi i motit ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizim.

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Dardhë të Korçës. Fshati turistik i Dardhës dhe pjesa tjetër malore e qarkut të Korçës është mbuluar nga reshjet. të cilat kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intesitet të ulët ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm. E mbuluar me petkun e bardhë është zgjuar dhe Valbona. Pamjet e bukura janë ndarë në rrjetet sociale.

Pritet që moti me reshje shiu, vranësia dhe stuhi të vazhdojë deri në datë 30 Nëntor. Më pas reshjet do të rikthehen sërish në datë 1 Dhjetor mbi territorin tonë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ditën e sotme sipas MeteoAlb: Vendi ynë duke filluar nga mesnata do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të gjenerojë shira mesatar dhe herë pas here intensiv në zonat perëndimore dhe jugore.Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të mbetet deri orët e vona të pasdites kur parashikohet të ketë intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës POR edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

VD/ Vjen dëbora në Shqipëri, krijohet pamje e mrekullueshme në Theth

 

 

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë

Moti i keq! Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve në Vlorë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti per sot moti i keq ne shqiperi moti per sot

Sondazh

Poll