Politike

VD-Thumanë, Ahmetaj: Po të jepnim kredi, ajo nëna 80 vjeçe do mbetej në rrugë

25 Nëntor 2021, 14:18 Nga DOSJA
VD-Thumanë, Ahmetaj: Po të jepnim kredi, ajo nëna 80 vjeçe

TIRANË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj konfimoi se kanë mbetur vetëm 157 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të cilat qëndrojnë ende në tenda. Ai mori pjesë në Thumanë ku u dorëzuan banesat e reja për familjet e goditura nga fatkeqësia natyrore e dy viteve më parë.

Ahmetaj mbrojti vendimet e qeverisë për të paguar shpenzimet e banesave të reja dhe qerasë për 40 mijë familje. Nr.2 i qeverisë shtoi se nuk mund të jepeshin kredi për këto familje, sepse ndryshe do të mbeteshin mes rrugëve për shkak të pafuqisë ekonomike. Për këtë, Ahmetaj kujtoi një grua 80 vjeçe, e cila qau kur iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së re.


AHMETAJ: Tërmeti i 26 nëntorit testoi solidaritetin shqiptar. Ju e dëgjuat atë qytetarin që mori 3 banesa. Përveç që u gjendëm pranë, zgjeruam ndihmën sociale për familjet në nevojë. Në 11 bashki të dëmtuara, janë mbi 40 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qerasë, nuk lamë askënd. E dini sa familje janë çadra për shkak të afërsisë me oborrin e shtëpisë, gjënë e gjallë? Janë vetëm 157 familje. E mbani mend që thoshin më parë se janë 11 mijë familje në çadra?! Jo, janë 157. Është jo vetëm një revolucion infrastrukturor, por dhe shpirtëror i një vendi që u testua dhe ia doli. Sot ia dolëm. Do të krenohemi me atë që kemi bërë, por nuk mjafton.

Ju e dëgjuat që kryefjala e këtij buxheti është paketa e familjes, ku një kryeministër dhe ne, jo për klishe politike, mendojnë për njerëzit në nevojë. Kjo është bota jonë, s’ka lidhje me botën tjetër.

Kam një pyetje retorike për të gjithë shqiptarët, por do të tregoj një histori me kryeministirn. Një nënë 80 vjeçe me djalin dhe nusen e sëmurë dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, nëna nuk mbante dot lotët kur idhamë çelësin e shtëpisë. Imagjinoni sikur ky kryeministër e mazhoranca po dëgjonim këta të botës tjetër që t’u jepnim kredi banorëve. Ajo nëna do ishte në rrugë sot po të jepnim kredi. Ia vlen të marrësh përsipër. Faleminderit kryeministër, faleminderit dhe ti bacë (Behgjet Pacollit)! T’i gëzoni shtëpitë falas përjetë!

SHIKO EDHE KËTË:

Banesat e reja në Thumanë, Rama: Qeveritë nuk bëjnë vezë të kuqe dhe magjira!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike rindërtimi i banesave nga tërmeti rindertimi nga termeti i 26 nentorit rindërtimi i banesave nga tërmeti rindertimi nga termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll