Aktualitet

Degës së PD në Fier iu ndërruan bravat, Kapllanaj: S’di nga doli, më dhanë çelësat

25 Nëntor 2021, 15:17 Nga DOSJA
Degës së PD në Fier iu ndërruan bravat, Kapllanaj:

FIER– Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit ëhtë shprehur se nuk ka dijeni për ndërrimin e bravave të kësaj selie. Në një prononcim për media, vetëm pak orë pasi deputeti Luan Baçi denoncoi në polici ndërrimin e bravave të dyerve të kësaj dege, Kapllanaj shprehet se nuk e di nga ka dalë dhe pse është marrë ky vendim.

Ai shton se këtë degë e ka marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendrorë të cilët kanë ardhur me procesverbal i kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre.

“Përsa i përket shqetësimit të zyrave të PD-së Fier dhe nuk e di se nga ka dalë. Me vendim të kryesisë së PDSH-së unë jam komanduar deri në zgjedhjet e ardhshme të kësaj dege. Zyrën e PD-së dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendër të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre. Kam marrë çelësat në dorëzim dhe kjo zyrë është e PD-së së Fierit,”- tha Kapllanaj.

LAJM KRYESOR: Ndryshohen bravat në degën e PD në Fier, Luan Baçi denoncon në polici

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore agron kapllanaj luan baci agron kapllanaj luan baci

Sondazh

Poll