Politike

VD-Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, Çuçi:6pikat kufitare me një sportel kontrolli

25 Nëntor 2021, 11:38 Nga DOSJA
VD-Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, Çuçi:6pikat

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri të ditur ditën e sotme se Shqipëria ka firmosur një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për sa i përket kontrolleve. Gjatë Kuvendit të Shqipërisë, ministri tha se do të ketë vetëm 1 sportel për 6 pikat kufitare. Ai u shpreh se marrëveshja është e bazuar në modele të tjera që kemi edhe me shtete të tjera.


‘Do ketë vetëm një sportel kontrolli. Janë 6 pika ku do të zbatohet kjo marrëveshje. Marrëveshja është e bazuar në modele të tjera që ne kemi edhe me shtete të tjera që e kemi përgatitur me konsultimin e misionit PAMEKA në vendin tonë.Objektivat kryesorë janë lehtësimi i qarkullimit të shtetasve dhe mallrave, rritje e bashkëpunimit për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit, forcimi i kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë kufitare dhe kontrolli i cilësisë së zbatimit të ligjit për kontrollin e kufirit.Besoj se çdokush e ka të qartë se kjo marrëveshje synon edhe forcimin e lidhjeve me fqinjin tonë dhe besojmë se kjo i shërben përpjekjeve tona të përbashkëta për në BE dhe nismës për Ballkanin e Hapur”

LAJMI KRYESOR: LIVE-Buxheti/PD amendament për uljen e TVSH! Braçe: Hiqni favorizimet tek hotelet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi seance plenare 25 nentor 2021 bledi çuçi seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll