Politike

VD-Balla mungon në festën e flamurit në Elbasan, Gjiknuri: Pyeteni vetë!

25 Nëntor 2021, 09:28 Nga DOSJA
VD-Balla mungon në festën e flamurit në Elbasan, Gjiknuri:

ELBASAN – Damian Gjiknuri iu shmang pyetjes se përse në festën e ngritjes së flamurit kombëtar në Elbasan mungonte Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe deputet i qarkut Elbasan.

Drejtuesi politik socialist për Elbasanin u kërkoi mediave që mungesën në këtë ta shpjegonte vetë Balla.


Pyeteni zotin Balla, mos më bëni më pyetje të tilla”, u shpreh Gjiknuri.

Fillimisht, ai foli dhe për proçesin e vettingut, ku mbështeti zgjatjen e mandatit të organeve që kryejnë proçesin e verifikimit të zyrtarëve të drejtësisë.

Nëse flisni për zgjatjen e procesit të Vetingut, është një proces mbi palët, adreson një problem të ngritur, ka një reformë që po funksionon, dhe me reflektimin e opozitës, do të jemi në gjendje të zgjasim jetën këtyre organeve. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike”, u shpreh Gjiknuri.

Mes ish-zv/ministrit të infrastrukturës dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist mendohet se ka nisur një përplasje politike.

(d.v/dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri elbasan taulant balla damian gjiknuri elbasan taulant balla

Sondazh

Poll