Politike

Incidenti/ Fjalën e mori Ilir Beqaj, Yuri Kim braktis takimin e donatorëve

24 Nëntor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Incidenti/ Fjalën e mori Ilir Beqaj, Yuri Kim braktis takimin e

TIRANË– Një incident ndodhi paraditen e sotme, që kishte për protagoniste ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Këtij të fundit tashmë i është besuar nga Rama, Agjensia që do të menaxhojë fondet e donatorëve, për të cilën tha dje se ka filluar punë prej 3 ditësh.

Në momentin që Beqaj mori fjalën në konferencën e organizuar nga Ministria e Brendshme, ambasadorja amerikane u largua në mënyrë të beftë nga takimi, duke lënë të habitur edhe Bledi Çuçin që ishte ulur në krah të saj.

Regjia e Ministrisë së Brendshme u kujdes që largimi i Yuri Kim të mos transmetohej live, ndërkohë që edhe në fund të takimit, nuk pati një fokusim të të gjithë të pranishmëve. Kim shfaqet në një moment e vërejtur, duke mbyllur dosjen e saj dhe më pas largohet, e shoqëruar nga stafi i saj. Fjala e Beqajt nuk kishte qenë e parashikuar që të mbahej ndaj Kim vendosi që të largohej nga takimi…

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir beqaj yuri kim ilir beqaj yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2021, 19:52

Meta: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Në një intervistë për ATV në Kosovë, Meta tha se ajo taksë është një p...