Politike

VD-Replikë miqësore me ish-kryetarin simpatik’/Leskaj-Braçes: E ftojmë të mos votojë

25 Nëntor 2021, 11:01 Nga DOSJA
VD-Replikë miqësore me ish-kryetarin

TIRANË– Pas fjalës së deputetit Erion Braçe, deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj mori fjalën duke i kërkuar që të mos votojë paketën fiskale. Duke e quajtur ‘ish-kryetari’ simpatik, Leskaj u shpreh se i mbështet të gjitha propozimet që u thanë nga Braçe.


‘Një replikë miqësore me ish-kryetarin simpatik të i të Ekonomisë, ish-zëvendës kryeministrin jo simpatik të sektit Rama, zotin Erion Braçe. I dëgjuam me vëmendje, ne i kemi mbështetur dhe do ju mbështesim propozimet tuaja edhe në parim. Sa herë të keni propozime konstruktive do ju mbështesim se ju i tillë jeni. Ju jeni i ndërgjegjshëm se në këto propozime tuaja mazhoranca nuk ju mbështet dhe këto vendime merren nga kjo qeveri. ne dhe ju thjeshtë kalojmë dhe plotësojmë butaforinë. Por meqë ty nuk ti mbështet grupi juaj, ju ftoj juve Erion të mos e votoni këtë paketë fiskale. kjo do jetë dëshmia e atyre fjalëve dhe mendimeve konstruktive që ju keni.‘- tha Leskaj.

LAJMI KRYESOR:LIVE-Kuvendi i Shqipërisë/Seancë maratonë për miratimin e buxhetit të vitit 2022

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujar leskaj erion brace seance plenare 25 nentor 2021 bujar leskaj erion brace seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll