Aktualitet

Apeli i Posaçëm regjistron çështjen për Tahirin! Hidhet shorti për trupën gjykuese

25 Nëntor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Apeli i Posaçëm regjistron çështjen për Tahirin!

TIRANË– Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshem Saimir Tahiri është rikthyer në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Dosja është dorëzuar në Apel nga Gjykata e Lartë, pas marrjes së vendimit se kjo çështje do rigjykohet edhe njëhëre tjetër nga togat e zeza të Apeli të Posaçëm.

“Çeshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar” theksohet në njoftimin e gjykatës

Pritet që ditën e sotme dosja të shortohet, e pasi të caktohen anëtarët që do shqyrtojnë çështjen do vendoset edhe për datën se kur do zhvillohet seanca e parë ndaj Tahirit.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi, por edhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova se ai është i përshirë në trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll