Aktualitet

Rama: Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan

25 Nëntor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Rama: Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dhe një herë se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Me anë të një njoftimi të bërë në ‘Facebook’, Rama shkruan se mbledhja do të mbahet në Elbasan.

Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive që prej 11 janarit të vitit 2014, nën udhëheqjen e dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albin kurt edi rama mbledhja shqiperi-kosove albin kurt edi rama mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll